Më 11 shtator do të mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste, ku pritet të prezantohet qeveria e re “Rama 4” pas fitores në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Mbledhja tashmë është zyrtare pasi është njoftuar nga Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi.
Asambleja e socialistëve do të mblidhet në orën 09:30 te kompleksi Xibraku në Tiranë.
AXHENDA:
Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës
Fjala e kryetarit të PS Edi RAMA
Mendime, pyetje dhe diskutime
Të ndryshme
Njoftimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PS:
Mbështetur në Statutin e PS, neni 37, pika 5, ju njoftojmë se më datën 11.09.2025, ora 09.30, tek kompleksi “Xibraku” do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste me këtë rend dite:
Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës
Fjala e kryetarit të PS Edi RAMA
Mendime, pyetje dhe diskutime
Të ndryshme
Pjesëmarrja juaj është e domosdoshme për vijimin e punimeve të Asamblesë!
