Ditën e sotme në rrjetin e tij social Istagram ,mbrojtësi i AF Elbasanit,Hektor Idrizaj ka njoftuar se ka hequr dorë nga futbolli i luajtur.
Idrizaj ka theksuar se ndihet thellësisht mirënjohës për rrugëtimin që ka bërë, për miqtë e çmuar që ka gjetur dhe për mësimet e paharrueshme që ka marrë .
Hektori ka filluar të luaj pêr ekipin Elbasanas (2023-2024),dhe tani është i gatshëm për të vazhduar sëbashku me ekipin verdheblu për një sfidë të re ndryshe.
Njoftimi Hektor Idrizaj
Gjithçka fillon si një ëndërr!
Sot vendos të tërhiqem nga futbolli i luajtur. Në skuadrën time, ka lojtarë që kanë lindur pasi unë kam bërë debutimin tim të parë.
Jam thellësisht mirënjohës për rrugëtimin që kam bërë, për miqtë e çmuar që kam gjetur dhe për mësimet e paharrueshme që kam marrë. Futbolli për mua është shumë më shumë se një lojë – është një mënyrë jetese. Dua të falenderoj nga zemra secilin prej jush që ka qenë pjesë e këtij udhëtimi fantastik – nga shokët e skuadrave (Flamurtari 2007-2008, Bylis 2008-2012, Teuta 2012-2014, Flamurtari 2014-2016, Skenderbeu 2016-2017, Kamza 2017-2019, Partizani 2019-2021, Teuta 2021-2022, Skenderbeu 2023, Elbasani 2023-2024), trajnerët dhe tifozët që më kanë mbështetur gjithmonë. Inkurajimi juaj i pakufishëm ka ushqyer pasionin tim dhe i ka bërë këto 17 vitet e fundit të jashtëzakonshme.
Në fund, dua të shpreh falenderimin për familjen verdheblu, për mbështetjen për të vazhduar sëbashku ndryshe një sfidë të re.













