Situata nga zjarri në Gramsh vijon të përkeqësohet. Burime nga terreni bëjnë me dije se flakët kanë përfshirë tashmë fshatin Harunas, ndërsa hyrja në zonë është bërë e pamundur, pasi rruga kryesore është pushtuar nga zjarri dhe paraqet rrezik serioz për jetën.
Deri tani, 8 persona janë dërguar në spital si pasojë e lëndimeve nga zjarri. Policia, Emergjencat Civile dhe Forcat e Sigurisë vijojnë punën për evakuimin e banorëve dhe neutralizimin e flakëve, ndërsa vijon apeli për bashkëpunim dhe largim të menjëhershëm nga zonat e rrezikuara.
