Zjarr në katin e 8-të të një pallatit te ish-Stacioni i Trenit, evakuohen me shpejtësi banorët

Një vatër zjarri ka rënë në katin e tetë të një pallati te ish-stacioni i Trenit në Tiranë.

Policia thotë se aktualisht po punohet për evakuimin e banorëve të pallatit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet e zjarrfikëses.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 21.01.2025, rreth orës 16:10, në rrugën “Reshit Petrela”, në afërsi të Ish-Stacionit të Trenit, ka rënë zjarr në katin e 8-të të një pallati. Shërbimet zjarrfikës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Shërbimet e Policisë po marrim masa per evakuimin e banoreve. Paraprakisht, ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.