Zgjedhjet për kreun e partisë/ PD nxjerr udhëzimet: Të jenë të lira, të fshehta dhe demokratike!

Partia Demokratike ka ndarë udhëzimet lidhur me procesin zgjedhor dhe organizativ, të firmosura nga kryetari Sali Berisha dhe Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka. Sipas shkresës, në maj të 2026 përmbyllet edhe afati katërvjeçar për të gjitha organet drejtuese të Partisë, duke bërë të nevojshme edhe rinovimin për një procesi statutor.

Sipas udhëzimet e ndara, procesiduhet të jetë i rregullt, transparent. Në vendim thuhet, se puna duhet të nisë menjëherë.

“Brenda datës 30 prill 2026 zhvillimin e zgjedhjeve në të gjitha degët dhe nivelet e strukturës nga kryetar, nënkryetar, sekretar seksioni, grupseksioni, kryetar dege dhe kryesitë e degëve. Në këtë udhëzim theksohet se zgjedhjet duhet të zhvillohen në përputhje me parimet e Statutit, për zgjedhje të lira, të fshehta dhe demokratike”, thuhet ndër të tjera në udhëzime.

Mbi tre orë raportim në mbledhjen me dyer të mbyllura, Drejtoresha e Kadastrës para Ramës dhe grupit të PS: Brenda 2027 do kemi regjistër të plotë të titujve të pronësisë
VENDIM:

Vendimin e Kryesisë nr 35 datë 17.03.2026 “Mbi proceset zgjedhore dhe Organizative të PDSH;

Udhëzimin nr 2 datë 27.03.2026 të Sekretarit të Përgjithshëm “Për mbajtjen e procesit zgjedhor në të gjitha nivelet e strukturës vendore të Partisë Demokratike”;

Udhëzimin nr 3 datë 27.03.2026 të Sekretarit të Përgjithshëm “Mbi procesin e propozimit dhe zgjedhjes së anëtarëve të Kryesisë së degës”

Duhet të filloni menjëherë nga puna, të raportoni progresin sipas përcaktimeve në udhëzim dhe të respektoni me rigorozitet afatet kohore.