TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar ditën e sotme udhëzuesin për procedurën e votimit të diasporës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
POSTIMI I PLOTË:
Fleta e Votimit do të vijë tek ju!
Lexojeni dhe Shpërndajeni – PËR ZGJEDHËSIT JASHTË VENDIT
Fletët e votimit do të mbërrijnë:
Në Europë: nga data 15 deri më 22 prill
Në kontinentet e tjera: nga data 15 deri më 25 prill
Pasi ta merrni, dërgojeni fletën e votimit në KQZ brenda 3 ditëve nga momenti i marrjes! Nuk do të shpenzoni asgjë – Posta paguhet nga KQZ.
Mos e vononi – çdo ditë është e rëndësishme që vota juaj të mbërrijë në kohë!
Zëri juaj ka rëndësi!
