HUNGARI- Kryeministri hungarez Viktor Orbán ka pranuar humbjen në një fjalim para mbështetësve, duke u thënë atyre se, rezultati i zgjedhjeve është i qartë dhe i dhimbshëm.BBC raporton se, Orbán u ka thënë mbështetësve se detyra e tyre është e qartë.
“Ne nuk kemi peshën e qeverisjes së vendit, kështu që duhet të rindërtojmë komunitetet tona.” Ai falënderoi dy milionë e gjysmë votues që kanë votuar për partinë e tij Fidesz dhe premtoi se ata nuk do të zhgënjehen kurrë.
Votat ende po numërohen, por me rreth 60% të përfunduara deri më tani, udhëheqësi i opozitës Péter Magyar është në rrugën e duhur për të fituar shumicën prej dy të tretash në parlament, një fitore dërrmuese.













