Zgjedhjet në Gjermani/ Merz shpall fitoren: Duhet të krijojmë një qeveri të qëndrueshme, bota nuk na pret!

GJERMANIA- Kreu i CDU/CSU, Friedrich Merz, ka shpallur fitoren në zgjedhjet parlamentare në Gjermani, duke theksuar se tani sfida kryesore është formimi i një qeverie të qëndrueshme. Merz pranoi se procesi për krijimin e qeverisë nuk do të jetë i lehtë, por theksoi se duhet të ndodhë sa më shpejt. Lideri i CDU-së i bëri thirrje partive të tjera për dialog, duke nënvizuar se pas një fushate të fortë elektorale mbi çështjet ekonomike dhe emigracionin, tani është koha për bisedime.

“Kemi fituar zgjedhjet. Duhet ta formojmë atë sa më parë me një shumicë të duhur parlamentare, sepse bota nuk na pret. Gjermania do të rikthehet të jetë e besueshme. Tani duhet të flasim me njëri-tjetrin për të krijuar një qeveri që mund të veprojë”, deklaroi ai pas publikimit të exit poll-ev