Zgjedhjet/ Kryesia e PD cakton grupet e punës në Qarqe, ja emrat për Elbasanin

Pas caktimit të grupeve të punës në Tiranë, Kryesia e PD-së në mbledhjen e sotme ka caktuar dhe grupet e punës në Qarqe, të cilët do të punojnë në fushatën elektorale për zgjedhje parlamentare të 11 Majit të vitit 2025.

Burime për mediat bëjnë me dije se në qarkun e Beratit pjesë e grupit të punës së PD, nën drejtimin e drejtuesit politik Eno Bozdo, do të jenë Afërdita Pushi, Ardit Bënja, Gentian Mishova, Kasem Mahmutaj, Kozeta Protoduari dhe Zija Ismaili.

Nga ana tjetër, në Kavajë dhe Rrogozhinë, ën drejtimin e drejtuesit politik kryebashkiakut Fisnik Qosja, do të jenë Shkëlqim Hoxha, Hekuran Xhani dhe Rudin Hylviu.

Në qarkun e Kukësit, nën drejtimin e drejtuesit politik Flamur Hoxha, pjesë e grupit të punës do të jenë Besa Manaj, Isuf Çelaj, Miftar Dauti dhe Nazlie Laçi.

Në Qarkun e Lezhës nën drejtimin e drejtuesit politik Agron Gjekmarkaj, do të jenë 11 pjesëtarë të grupit të punës së PD. Ata janë Albert Melyshi, Albina Deda, Aleksandër Kovaçi, Elda Hoti, Kastriot Piroli, Lindita Metaliaj, Maksim Kola, Margilen Doci, Marjana Bunga, Salvador Kaçaj, Ylvina Ndoj dhe Zyrafete Kulli.