Zgjedhjet e pjesshme/ PD zyrtarizon EMRAT e kandidatëve

Partia Demokratike ka caktuar këtë të premte emrat e kandidatëve të pavarur që do të mbështesë në zgjedhjet e pjesshme që pritet të zhvillohen në 6 bashki.

Nëse në Mat, Cërrik, Berat, Tepelenë dhe Vlorë do të zhvillohen në datën 9 nëntor të dekretuar nga presidenti Bajram Begaj, zgjedhjet për Tiranën ende nuk dihet se kur do të mbahen, pasi Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar dekretin e presidentit pas ankimimit të Erion Veliajt, që kundërshton shkarkimin e tij nga detyra si kryetar bashkie.

Kandidatët e mbështetur nga PD:

Florjan Binaj – Tiranë

Gabriel Guma – Tepelenë

Dionis Sota – Vlorë

Eduart Brahlika – Mat

Amarildo Hoxha – Cërrik

Pavlo Shkarpa – Berat

Emrat e këtyre kandidatëve janë njoftuar edhe në degët e Partisë Demokratike.