Zgjedhjet e pjesshme në Cërrik: Zyrtarizohen emrat e kandidatëve të PS dhe PD


Cërrik, 7 Tetor 2025
– Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë zyrtarizuar kandidatët e tyre për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të zhvillohen më 9 nëntor në bashkinë e Cërrikut.

Florenc Doka, aktualisht kryetar i komanduar i bashkisë, do të përfaqësojë Partinë Socialiste në këtë garë. Emri i tij është konfirmuar nga strukturat e PS-së si kandidatura zyrtare për të vijuar drejtimin e bashkisë.

Ndërkohë, Partia Demokratike ka zyrtarizuar kandidaturën e mjekut Amarildo Hoxha, i cili do të përfaqësojë opozitën në këtë proces zgjedhor.

Në garë ka hyrë gjithashtu edhe nisma qytetare “Shqipëria Bëhet”, e drejtuar nga Adriatik Lapaj, e cila ka prezantuar si kandidat Eligert Himën, i diplomuar për Kriminologji në Milano.

Zgjedhjet e 9 nëntorit në Cërrik pritet të zhvillohen në një atmosferë dinamike, me përballje mes forcave kryesore politike dhe nismave të reja qytetare që synojnë të sjellin alternativa në qeverisjen vendore.