TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike dhe kreu i PL-së, Ilir Meta kanë arritur një marrëveshje për koalicionin zgjedhor. Berisha dhe Meta janë dakordësuar për katër mandate në listën e sigurt të PD.
Sipas informacioneve është rënë dakord që mandatet do të jenë për Ilir Metën dhe Tedi Blushin në Tiranë, Erisa Xhixhon në Fier dhe Edmond Haxhinaston në Elbasan.
Bëhet me dije se në listat e PD në 12 qarqe mund te ketë dhe kandidatët te tjerët të Partisë së Lirisë që mund të garojnë në listë të hapur në mënyrë që fitojnë sa me shumë vota preferenciale.
Marrëveshje për koalicionin deri më tani ka arritur edhe Agron Duka dhe Fatmir Mediu, të cilët kanë bindur PD për një vend në listën e sigurt. Negociatat ndërkohë vijojnë në selinë blu, ku raportohet se nuk është arritur ende dakordësia me Shpëtim Idrizin e PDIU dhe Nard Ndokën e PDK.
