Tiranë- OSBE-ODHIR në Shqipëri ka dalë me informacionin paraprak rreth procesit zgjedhor të zhvilluar më 11maj në Shqipërii. OSBE thekson se ‘qytetarët janë “zemra” e procesit zgjedhor. Zgjedhjet parlamentare 2025 ishin konkurruese dhe u zhvilluan në mënyrë profesionale, por ata ishin në një klimë të polarizuar. Kandidatët kishin mundësi të bëjnë fushatë, ndërsa disa raste intimidimi nga ta janë raportuar. Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i burimeve administrative gjatë fushatës. Ka pasur raportime për presione ndaj zgjedhësve, sidomos në administratë. Dy partitë kryesore ishin ato që kishin mbulim më të madh mediatik. Procesi ishte i qetë në tërësi, por kishte disa incidente të izoluara. Kishte sulme mes liderëve të dy partive të mëdha’. ‘Përdorimin e pensioneve apo faljen e gjobave. Përdorimi i administratës shtetërore është një shqetësim. Ka ende hapësirë për rritjen e transparencës së procesit zgjedhor. Çdo votë duhet të jetë me vlerë të njëjtë në të gjithë vendin’, nënvizohet më tej.
