Zbulohet shifra, PD ka paguar rreth 1 mln euro Chris LaCivita

TIRANË- Shifra që dyshohet se është paguar këshilltari amerikan Chris LaCivita nga Partia Demokratike është zbuluar. Ish-strateg i fushatës së presidentit amerikan, Donald Trump dyshohet se ka marrë rreth 1 milion euro nga PD-ja.

Sot afati i fundit për dorëzimin e raporteve financiare të partive në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Ndërkohë që PD-ja ende nuk e ka dorëzuar raportin e saj.