Zbulohet gjyqtari i vetëm me origjinë shqiptare që do të jetë në “Euro 2024”

Screenshot

UEFA ka zbuluar sot listën e arbitrave që do të jenë në Europian. Pjesë e saj do të jetë dhe një asistent shqiptar. Bëhet fjalë për gjyqtarin Bekim Zogaj nga Deçani, i cili e ka dhënë vetë lajmin nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Nder dhe privilegj përzgjedhja si asistent në Kampionatin Evropian 2024 në Gjermani”, shkroi Zogaj në rrjetin e tij social në Facebook. Kampioni Europian do të nisë më 14 qershor të këtij viti, premiera po pritet me padurim nga tifozët, pasi pjesë e 24 vendeve pjesëmarrëse është edhe Shqipëria.

Sa i përket listës së gjyqtarëve spikasin emra të tillë si

Jesus Gil Manzano (Spanjë), Marco Guida (Itali), Marcianiak (Poloni), Danny Makkelie (Holandë), Daniele Orsato (Itali), Michael Oliver (Angli), Anthony Taylor (Angli), Clement Turpin (Francë) apo Felix Zwayer (Gjermani).