Zbulohet formacioni i Kombëtares shqiptare për Serbinë, Sylvinho zgjedh një emër surprizë në sulm

Më pak se dy orë na ndajnë nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë në Leskovc, aty ku kuqezinjtë do të luajnë shanset e fundit për një vend në “Play Off” të Botërorit 2026.

Sylvinho i ka besuar rreshtimit të tij “bazë” 4-3-3.

Në portë do të jetë Strakosha. Mbrojtja do të përbëhet nga Hysaj, Ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj.

Në mesfushë është treshja Asllani, Laçi dhe Shehu.

Ndryshimi i vetëm vjen nga krahu i majtë i sulmit, aty ku nuk do të jetë as Bajrami dhe as Hoxha, por Myrto Uzuni, ndërsa krahu i djathtë i është besuar Brojës.

Në majën e sulmit do të jetë sërish Manaj.