Zbulohen tre emrat e parë zyrtarë të BBV4

Zbulohen tre emrat e parë të banorëve të Big Brother VIP Albania!

Spektakli i hap dyert më 21 dhjetor.

Mësohet se emrat e njohur të ekranit shqiptar, Rozana Radi, Laert Vasili dhe këngëtari Marin do të jenë pjesë këtij edicion.

Përveç banorëve VIP, pjesë e këtij edicioni do të jenë edhe njerëz të thjeshtë, të cilët dëshirojnë që të ndajnë historitë e tyre.

Vetëm pak ditë më parë, u bënë publike dhe emrat e opinionistëve të cilët do të jenë këtë edicion në ekranin e Top Channel.

Arbër Hajdari kthehet për të katërtin vit radhazi në poltronin e opinionistit dhe risia këtë herë është Neda Balluku, së cilës po ashtu i besohet ky rol i rëndësishëm.