Në mungesë të Enea Jorgjit dhe Eldorian Hamitit, të angazhuar në Ligën e Konferencës, disenjatori i arbitrave, Sokol Jareci, ka “snobuar” alternativat e tjera që mbajnë stemën e FIFA-s si Juxhin Xhaja dhe Florian Lata, duke surprizuar me Ferataj.
Ndërkohë asistentë do të jenë Rejdi Avdo dhe Arbër Zalla, ndërsa në VAR Kreshnik Bajramaj dhe Kreshnik Cjapi. Ndeshja Partizani-Tirana luhet sot në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”.
Arbitër kryesor: Olsid Ferataj;
Anësorë: Rejdi Avdo dhe Arbër Zalla;
VAR: Kreshnik Bajramaj
AVAR: Kreshnik Cjapi
