Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e plotë për çështjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, të cilin vendosi ta rikthejë në detyrë në 31 Tetor të kaluar.
Sipas Kushtetueses, shkarkimi nga i Veliaj nuk i respektoi garancitë kushtetuese të mandatit të një të zgjedhuri vendor.
Në arsyetimin e saj, Gjykata thekson se:
Juridiksioni kushtetues aktivizohet pavarësisht shkaqeve formale – “Nëse shkarkimi prek mandatin e një organi të zgjedhur vendor, atëherë kontrolli kushtetues sipas nenit 115 të Kushtetutës aktivizohet, pavarësisht se shkaku është referuar në ligjin për vetëqeverisjen vendore.”
Neni 62 i Ligjit për Vetëqeverisjen Vendore nuk ka fuqi autonome – Shkaqet e parashikuara, përfshirë mungesën tremujore, interpretohen si konkretizim i nocionit kushtetues “shkelje e rëndë”, dhe jo si arsye të veçanta për ndërprerjen e mandatit.
Mungesa për arsye objektive nuk barazohet me shkelje të rëndë – Gjykata sqaron se paraburgimi, si masë sigurimi, nuk mund të ketë automatikisht pasoja administrative ose politike.
Cenimi i procesit të rregullt ligjor – “Kërkuesit nuk iu garantua realisht e drejta për t’u njoftuar, për t’u dëgjuar dhe për t’u mbrojtur, si dhe një shqyrtim proporcional dhe individual të rrethanave,” thekson vendimi.
Dekreti i Presidentit për zgjedhjet nuk mund të ndikojë – Gjykata thekson se Presidenti nuk mund të caktojë datën e zgjedhjeve sa procesi kushtetues për shkarkimin është ende i hapur, pasi neni 115 parashikon pezullim ipso jure të efekteve të shkarkimit.
Vendimi riafirmon mbrojtjen kushtetuese të mandatit të të zgjedhurve vendorë, kufizon diskrecionin e pushtetit ekzekutiv dhe riafirmon rolin e Gjykatës Kushtetuese si garant i autonomisë vendore dhe i demokracisë përfaqësuese.
Vendimi i plotë:












