Yamal në gjurmët e Maradonës, Ronaldinhos dhe Messit

SPANJE – Barcelona ka një numër të ri 10: Lamine Yamal! Klubi Blaugrana e njoftoi këtë përmes kanaleve të tij zyrtare, duke e kurorëzuar spanjolin me imazhin e një murali të madh në Rocafonda, lagjen e lindjes së lojtarit, Mataró, me fjalët “De Rocafonda al mundo. Lamine Yamal 10” dhe më pas duke zyrtarizuar rinovimin e kontratës së talentit të ri, i cili sapo mbushi 18 vjeç, deri në vitin 2031.

Me numrin 10 në shpinë, fenomeni i ri i futbollit botëror do të vazhdojë trashëgiminë e rëndë të kampionëve të pabesueshëm si Maradona, Rivaldo, Romario, Riquelme, Stoichkov, Ronaldinho dhe Messi te Barça.

Sipas raportimeve, Yamal ka nënshkruar një kontratë të re me një pagë prej rreth 20 milionë eurosh në sezon dhe një klauzolë lirimi marramendëse prej 1 miliard eurosh . Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur konfirmim zyrtar të këtyre detajeve.

Yamal: “Ishte ëndrrëra ime”

“Ishte ëndrra ime e fëmijërisë dhe po e realizoj këtu në Barcelonë, e cila është shtëpia ime: Kam jetuar këtu që kur isha 7 vjeç”: Lamine Yamal tashmë pozon me fanelën me numër 10, të trashëguar nga Leo Messi, dhe buzëqesh përkrah familjes që e shoqëroi në konferencën për shtyp për të njoftuar rinovimin e kontratës së tij.

E vetmja shifër e zbuluar nga klubi katalanas, megjithatë, është shuma që spanjolli, vetëm 18 vjeç, do të marrë sezonin e ardhshëm. “Qëllimi është të fitojmë, të fitojmë dhe të fitojmë edhe më shumë”, tha Yamal, i cili tashmë është rikthyer në stërvitje me shokët e tij të ekipit. “Në Camp Noun e ri, ne do t’i argëtojmë tifozët, sepse futbolli ka të bëjë me gëzimin.”