Gaqo Jordani apo xha gaqua sic e quajnë banorët e lagjes shenkoll nuk resht së punuari edhe sot në moshën 80-vjeçare.
Prej 15 vitesh, punon cdo dite per të zbukuruar dhe mirëmbajtur lulishten para pallatit te tij. Ai kujdeset jo vetëm për lulet, por me duart e tij te arta i ka dhënë pemëve forma të kafshëve nga më të ndryshmet dhe po punon për të mbjellë pemë frutore të tjera.

“Kam bërë strucin, elefantin edhe skënderbeun në pemë, i bëj duke u rritur duke i krastitur sipas formës sepse duan kohë të bëhen”- tregon xha Gaqua.
Xha Gaqua thotë se këtë lulishte që dikur e ngriti bashkia, sot e ka kthyer në “pronë” të tijën. Këtu kalon orë të tëra, ka ndërtuar mullirin për të ujitur lulet e pemët e nën strehë ka vendosur një televizor, ku çdo dite ndjek lajmet në ajër të pastër.
“Kam 15 vite që merrem me këtë punë, fillova që kur dola në pension. Nuk e ndiej lodhjen fare sepse kënaqem shumë, e bëj për qejf”- shprehet ai.
Meraku i tij i vetëm lidhet me kujdesin që duhet të tregojnë banorët për lulishten që i kushtoi gjithë këto vite. Ai kërkon që ta mbajnë të tillë në jetë e mot, të kujdesen e të mos e dëmtojnë.
“Unë nuk e kam profesion, e kam pasion. Uroj ta mbajnë kështu nga mot, sikur të mbjellin qoftë një lule apo një pemë kanë bërë shumë”- u shpreh Gaqo Jordani.
