Vuçiç kërkoi fitore ndaj Shqipërisë, Silvinjo ka një kërkesë për lojtarët

Shqipëri-Serbi nuk është një ndeshje si të gjithë të tjerat.

Është një sfidë që shkon përtej futbollit. Kjo u konfirmua edhe nga Aleksandër Vuçiç, kur kanë mbetur pak ditë nga përballja në Tiranë.

Presidenti serb ndezi sfidën, duke i thënë një mesazh trajnerit të tij, Dragan Stojkoviç, duke thënë se kërkon fitore ndaj Shqipërisë.

Në lidhje me këtë, foli edhe trajneri i Shqipërisë, Silvinjo tha se e bukura e futbollit është se zgjat 90 minuta.

Sipas tij, lojtarët duhet të futem në fushë fort dhe të japin shpirtin e zemrën.

“E kam dëgjuar deklaratën e tij. E bukura e futbollit është që zgjat 90 minuta. Duhet të futemi fort në fushë dhe të bëjmë më të mirën e mundshme. Jam i lumtur me lojtarët që kam përzgjedhur dhe do të punojmë fort.

Juljan Shehu është grumbulluar për herë të dytë. Dajsinani vjen për herë të parë. Kërkova para pak ditësh listën e grumbullimit të parë dhe ka ndryshim të madh. Unë përfaqësoj 10 njerëz që punojnë çdo ditë për të ndjekur lojtarët. Në fund është fusha ajo që flet. Nga 27 lojtarë duhet të zgjedh 11 për në fushë. Janë lojtarë që po rriten. Gjithmonë ka një lloj limite për të bërë ndryshime. Pres shumë nga lojtarët. Jam krenar dhe pres shumë nga lojtarët që kemi grumbulluar”, u shpreh Silvinjo.

Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 Qershor, në “Arenën Kombëtare”, duke në orën 20:45.

Ndeshja ndaj Letonisë do të luhet më 10 Qershor, në stadiumin “Skonto Stadions”, po në orën 20:45.