Dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite në Uashington u vranë ndërsa po largoheshin nga një aktivitet në Muzeun Hebraik të Kapitolit. Ngjarja ndodhi në orët e pasdites me orën lokale.
Sipas informacioneve nga autoritetet, autori i dyshuar Elias Rodriguez, 30-vjeç, u afrua dy dhe i qëlloi për vdekje. Pas të shtënave, Rodriguez hyri në muze dhe u ndalua nga personeli i sigurisë.
Policia tha se, gjatë kohës që ishte në paraburgim, i dyshuari bëri thirrje për “Çlirimin e Palestinës”. Po ashtu, disa punonjës të ambasadës izraelite që ishin të pranishëm në ngjarje, gjithashtu u plagosën.
Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Danny Danon, e quajti ngjarjen si një “akt të çoroditur terrorizmi antisemit”, duke shprehur shqetësimin për rritjen e këtyre sulmeve të dhunshme.
Presidenti amerikan Donald Trump reagoi gjithashtu duke thënë se “urrejtja dhe radikalizmi nuk kanë vend në SHBA”. Po ashtu, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, dënoi ashpër ngjarjen, duke e cilësuar si një “akt të paturp dhune frikacake dhe antisemite” dhe duke premtuar se përgjegjësit do të ndëshkoheshin me forcën e ligjit.
