Votohet qeveria e re e Republikës së Maqedonisë së Veriut

SHKUP- Pas dy ditëve debatesh, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, me 77 vota pro dhe 22 kundër zgjodhi Qeverinë e re, me kryetar Hristijan Mickoski.

Koalicioni qeveritar përbëhet nga VMRO-DPMNE, partitë nga koalicioni VLEN dhe ZNAM. D

eputetët e LSDM-së dhe të Majtës votuan kundër Qeverisë, ndërsa Fronti Evropian e la seancën pak para përfundimit të saj.