Vllaznia fiton me Elbasanin e ngjitet në krye. Dinamo ‘fundos’ Flamurtarin

Vllaznia merr fitoren e dytë radhazi në Superiore, teksa fitoi 1-0 ndaj Elbasanit. Goli i vetëm i sfidës u realizua nga Yago, në pjesën e parë. Ekipi i Martinit renditet në vendin e parë ndërsa Elbasani në të dytin.

Në sfidën tjetër të luajtur gjatë ditës, Dinamo mundi 2-0 Flamurtarin, duke “zhytur” në vendin e fundit vlonjatët. Guindo dhe Nani, nderuan dinamovitët me golat e tyre. Superiorja luan të dielën ndeshjet e tjera.