AZERBJAXHAN- Në një zhvillim të paprecedentë, Presidenti rus Vladimir Putin ka pranuar publikisht se mbrojtja ajrore ruse është përgjegjëse për rrëzimin aksidental të një avioni të Azerbaijan Airlines, ngjarje që ndodhi më 25 dhjetor 2024, duke shkaktuar 38 viktima.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, përfshirë Associated Press dhe Wall Street Journal, Putin deklaroi se raketa ishte lëshuar për të neutralizuar një dron ukrainas, por shpërtheu pranë avionit civil, pa e goditur drejtpërdrejt.
“Ky ishte një defekt teknik i sistemit të mbrojtjes ajrore. Do të ndërmerren masa ligjore dhe kompensime për familjet e viktimave,” tha Putin gjatë një konference në Moskë.
Kjo është hera e parë që Rusia pranon përfshirje direkte në këtë incident tragjik, i cili deri tani ishte lënë në heshtje nga autoritetet zyrtare. Ngjarja ka përkeqësuar marrëdhëniet midis Moskës dhe Bakusë, ndërsa qeveria e Azerbajxhanit ka kërkuar hetim ndërkombëtar të pavarur dhe dëmshpërblim të plotë për familjet e pasagjerëve.
Incidenti i 25 dhjetorit 2024 ndodhi në afërsi të kufirit rus, në kohën kur tensionet midis Rusisë dhe Ukrainës ishin në kulm për shkak të përshkallëzimeve ushtarake në rajon.
