Vladimir Kurti përballet në gjyq me Dan Hutrën: Gjakun e motrës nuk do të ta fal!

Në seancën gjyqësore të zhvilluar këtë të enjte për Dan Hutrën, autorin e vrasjes së 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjerave, u shfaq tension i lartë.

Gjatë seancës, dëshmitari Vladimir Kurti, i dënuar përjetë dhe i cili ka humbur motrën në duar të Hutrës vitin e kaluar, refuzoi të japë deklarata përballë tij, duke e quajtur “monstër”.

Kurti, me zemërim të dukshëm, tha: “Gjakun e motrës sime nuk than dheu, nuk e fal. Ai është vrasës, ka futur në dhe 4 gra”.

Pas fjalëve të tij, Hutra qëndroi i qetë dhe duke qeshur, duke shkaktuar reagime të ashpra në sallë.

Seanca u shty për më 5 dhjetor, kur do të vijojë procesi gjyqësor për këtë ngjarje tragjike.