Vjedhin miliona lekë nga kompania ku punonin/E pësojnë keq menaxheri dhe punonjësja

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia për shkak se akuzohet për vjedhje në një kompani.

I arrestuari është A. D., 34 vjeç, me detyrë menaxher i një kompanie private. Po ashtu njoftohet se u procedua në gjendje të lirë J. D., 35 vjeçe, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur shumën 3.500.000 lekë të rinj në subjektin ku punonin.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ndalimi i shtetasit A. D., 34 vjeç, me detyrë menaxher i një kompanie private, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasja me iniciale J. D., 35 vjeçe, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur shumën 3.500.000 lekë të rinj në subjektin ku punonin.