VIDEO/ Të inatosur me pronarin e klubit, mijëra tifozë pushtojnë fushën në shenjë revolte

Trazirat kanë përfshirë edhe futbollin anglez gjatë ditës së sotme.

Tifozët e skuadrës së Redingut në Ligë 1 organizuan një pushtim masiv të jashtëzakonshëm në fushë për të protestuar kundër pronarit kinez, Dai Jongi, duke çuar në braktisjen e ndeshjes, edhe pse  klubi i goditur ju lut mbështetësve të dilnin nga terreni.

Ndeshja e Redingut në “League One” kundër Port Vale u pezullua pasi tifozët organizuan një pushtim masiv në fushë për të protestuar kundër pronarit të klubit Dai Jongi.

Pushtimi i fushës ndodhi në minutën e 16-të të ndeshjes, kur rezultati ishte 0-0. Zgjodhën pikërisht këtë minutë, pasi 16 pike I janë  janë zbritur  Redingut në klasifikim për problemet financiare.

Pamjet nga tribuna treguan qindra tifozë që pushtonin fushën e lojës, duke hedhur më parë topa tenisi.

Mbështetësit qëndruan në fushë për më shumë se një orë, përpara se të konfirmohej se ndeshja u shty përfundimisht.