VIDEO / Arbitri qan në përfundim të ndeshjes duke i shtangur të gjithë!

GJERMANI – Një moment emocionues ka ndodhur pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Leipzig dhe Aston Villa, ku anglezët fituan 3-2. Megjithatë, nuk ishin lojtarët e Leipzig ata që derdhën lot pasi u eliminuan nga vazhdimi në i ndeshjeve në Champions League, por ishte asistenti i gjyqtarit kryesor të ndeshjes Alessandro Gialatini ai që u pa i përlotur në fushë pasi kjo ndeshje në Red Bull Arena ishte e fundit për të si arbiter.

49-vjeçari italian, me një karrierë të gjatë në aktivitetet evropiane dhe ndërkombëtare, në fund të ndeshjes ishte i emocionuar dhe i përlotur. Trajneri i Leipzig, Marco Rose, por edhe kolegët e tij e përqafuan dhe i shprehën mbështetjen në këtë moment të veçantë. Giallatini pati mundësinë të bisedonte me Rose si dhe me mbrojtësin e Aston Villas, Pau Torres.

Karriera e shkëlqyer e Giallatinit

Giallatini shërbeu për shumë vite si arbitër i Serisë A, duke numëruar pothuajse 170 ndeshje për meritën e tij. Në skenën evropiane, ai mori pjesë në 31 ndeshje të Champions League dhe 11 Europa League, ndërsa ishte ndihmës gjyqtar në tre ndeshje në Botërorin 2022 dhe katër në Euro 2024. Një nga momentet më të rëndësishme të karrierës së tij ishte pjesëmarrja në Champions League, ishte finalja e 2020 mes Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain.