Dhjetë mijë kontenierë ndodheshin në anijen që shembi urën Francis Scott Key në Baltimore në SHBA. Kompania që kishte marë me qira këtë anije ishte daneze dhe është një nga kompanitë më të mëdha në botë të transportit të kontenierëve, duke lëvizur çdo gjë, nga veshjet dhe pjesët e makinave deri te pajisjet elektronike dhe makineritë e rënda.
Fillimisht pati dyshime se ky akt ishte terrorist, por vetëm pak minuta më parë, FBI në një deklaratë zyrtare tha se nuk kishin asnjë informacion specifik që kjo ngjarje të ketë lidhje me terrorizmin, apo një sulm i organizuar.
Shërbimet e kërkim-shpëtimit thonë se kanë arritur të shpëtojnë dy persona, ndërsa 7 të tjerë raportohen të zhdukur.
Ura që u shemb është Ura e Francis Scott Key ndërsa anija që u rrëzua, mbante një flamur Singapori. Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se në momentin e shembjes së urës ndodheshin 3-4 automjete private dhe shtatë punëtorë. Nuk dihet se sa mund të jetë numri i viktimave.
Sipas një operatori zjarrfikës “një anije me kontejnerë goditi urën Key në Baltimore. Një pjesë e urës është shembur. Anijet e zjarrfikësve dhe të policisë po shkojnë në zonë”. Ura e Francis Scott Key, më e madhja në zonën e Baltimores, është ndërtuar në vitin 1977, është 2.6 km e gjatë dhe vlerësohet të kalohet nga 11.5 milionë automjete në vit me një kosto ndërtimi prej 110 milionë dollarësh.













