ELBASAN- Urdhri i kryeministrit Edi Rama për “vetëpastrimin” e Bashkive ka vijuar edhe ditën e sotme ku paraditen e sotme kanë dhënë dorëheqje një sërë administratorësh dhe drejtorësh lokalë në Bashkinë Belsh.
Në Bashkinë Prrenjas, tre administratorë kanë dhënë dorëheqjen që ditën e djeshme, ndërsa aktualisht po kryhet një vlerësim i performancës për drejtorët që vijojnë detyrën. Edhe në bashkitë Peqin, Cërrik dhe Gramsh, po vijon procesi i dorëheqjeve dhe vlerësimeve për drejtorët e rinj. Në disa bashki të Qarkut Elbasan ka ende disa drejtorë që nuk e kanë paraqitur dorëheqjen.
