Uji i pishinave rrit shanset për infeksione të ndryshme, mjekja ju këshillon si të mbroheni

Nga mjekja infeksioniste Alma Koçi

Rreziku më i madh është në pishina. Uji i tyre është i ëmbël dhe në më të shumtën e rasteve nuk ndërrohet, pavarësisht se gjatë periudhës së verës pishinat mbipopullohen.

Nga ana tjetër vetë klori që përdoret për dezifektimin e tyre mund të dëmtojë lëkurën, sidomos tek fëmijët. Fëmijët me infeksione të ndryshme nuk duhet të luajnë me fëmijët e tjerë, sepse mund të përhapin infeksionin. Infeksionet mikrobike të lëkurës përhapen shumë shpejt tek fëmijët.

Menjëherë kërkoni ndihmën e mjekut kur fëmija juaj shfaq diçka në lëkurë. Një problem i vogël mjekohet shumë më shpejt në krahasim me periudhën e përkeqësimit.

“Shëndet+” ju sugjeron përdorimin e pishinave ekologjike, të cilat nuk përdorin klorin.