Ujësjellës Kanalizime Elbasan njofton qytetarët: në 3 dhjetor ndërprerje për shkak të punimeve…

Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Elbasan njofton se të mërkurën, më 3 dhjetor 2025, gjatë orarit të drekës do të ndërpritet furnizimi me ujë në të gjithë qytetin. Shkak janë punimet në pesë kryqëzime kryesore, ku po kryhet kalimi nga tubacionet e vjetra në sistemin e ri të furnizimit.

Sipas njoftimit, ndërhyrja konsiderohet e domosdoshme për të rritur sigurinë dhe cilësinë e ujit që u ofrohet qytetarëve.
Furnizimi pritet të rikthehet normalisht në orët e mbrëmjes. Autoriteti u bën thirrje banorëve të marrin masat e nevojshme dhe kërkon mirëkuptimin e tyre gjatë kohës së punimeve.