Stadiumi “Air Albania” i Tiranës do të presë një tjetër ndeshje ndërkombëtare. UEFA ka vendosur sot që ndeshja ndërmjet Ballkanit dhe Viktoria Plzen të spostohet nga stadiumi “Fadil Vokrri” i Prishtinës në stadiumin “Air Albania “.
Ky vendim është marrë për shkak të kushteve të përkeqësuara të fushës pas ndeshjeve ku Kosova priti Izraelin dhe Bjellorusinë në kualifikueset e Kampionatit Evropian.
Ndërkohë që sfida është e programuar të luhet në Shqipëri më datë 30 nëntor në orën 18:45.
