U ndanë për barazinë gjinore, por PS dhe PD bëhen bashkë për Reformën Zgjedhore: Miratohet me 105 vota ngritja e Komisionit

Edhe pse u ndanë për projektligjin për barazinë gjinore, PS dhe PD janë bashkuar për Reformën Zgjedhore

Parlamenti ka miratuar me 105 vota pro ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore në seancën e sotme.

Opozita ka bashkuar votat me mazhorancën socialiste për ngritjen e komisionit, vendim i cili mori vetëm 1 votë kundër.

Sakaq, parlamenti më herët miratoi projektligjin për barazinë gjinore, ndërsa rrëzoi kërkesën e PD për shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj.