U largua nga banesa në prag të ndërrimit të viteve, gjendet i pajetë trupi i të moshuarit pas disa ditëve kërkim

Është gjetur i pajetë 82-vjeçari Ali Avdolli, i cili ishte shpallur i humbur pasi ishte larguar pa adresë nga banesa e tij në prag të natës së ndërrimit të viteve.

Pas disa ditësh kërkimesh, trupi i të moshuarit është konstatuar i pajetë.

Ende nuk dihen shkaqet e sakta të vdekjes dhe vendi ku 82 vjeçari u gjet i pajetë ,ndërsa pritet që organet kompetente të hedhin më shumë dritë mbi rrethanat e ngjarjes.