U gjet dje e mbytur në liqenin e Fierzës, identifikohet viktima

Mësohet se viktima është identifikuar si 30-vjeçarja E.A me banim në Pojan të Korçës.

KUKËS- Identifikohet viktima e cila u gjet e mbytur ditën e djeshme në bregun e liqenit të Fierzës. Mësohet se viktima është identifikuar si 30-vjeçarja E.A me banim në Pojan të Korçës.

Me rastin do të merret Prokuroria Kukës.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një shtetase që u konstatua e pajetë në vendin e quajtur “Shtrazë”, në bregun e liqenit të Fierzës, ju informojmë se u bë i mundur identifikimi i shtetases E. A., 30 vjeçe, banuese në Pojan, Korçë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.