U bie rrufeja, humbin jetën tragjikisht 12 ushtarë në Vietnam

VIETNAM- Dymbëdhjetë ushtarë kanë mbetur të vrarë në një shpërthim një akademi të forcave të armatosura në Vietnamin e Jugut. Autoritetet besojnë se një goditje rrufeje gjatë një stuhie të fortë mund të ketë ndezur një eksploziv. Shpërthimi ndodhi të hënën në mbrëmje në një poligon qitjeje në provincën Dong Nai, një qendër industriale në pjesën jugore të Vietnamit.

Aksidenti ndodhi një ditë pas fjalimit të ministrit të Mbrojtjes Phan Van Giang që njoftoi hapjen e akademisë. Ministria e Mbrojtjes urdhëroi një hetim urgjent për shpërthimin. Aksidentet fatale gjatë stërvitjeve ushtarake janë të rralla në vendin aziatik me një qeveri komuniste.