Trump kërcënon shtetin e Kalifornisë me ndërprerje të fondeve nëse nuk ndalojnë atleten transgjinore të garojë me gra

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nisur një sulm të ri ndaj Kalifornisë, duke kërcënuar se do të ndërpresë fondet federale për shtetin, pas pjesëmarrjes së një nxënëseje transgjinore të shkollës së mesme në lojërat shkollore. Ky është AB Hernandez, i cili garoi dhe fitoi dy tituj rajonalë në kërcim trefish dhe kërcim së gjati, në kategorinë e vajzave.

“KJO NUK ËSHTË E DREJTË DHE PLOTËSISHT FYESE PËR GRATË DHE VAJZAT”, shkroi Trump në Truth Social, duke deklaruar se “financimi federal në shkallë të gjerë do të pezullohet, ndoshta përgjithmonë”, nëse urdhri ekzekutiv i administratës së tij për këtë çështje nuk zbatohet.

Përveç kërcënimit për ndërprerjen e fondeve, Trump “urdhëroi” autoritetet lokale që ta ndalonin atleten transgjinore të merrte pjesë në finalet e kampionatit shtetëror. Duke i drejtuar shigjetat e tij drejt Guvernatorit Demokrat Gavin Newsom, ai shkroi: Vetë Guvernatori tha se ishte ‘E PADREJTË’.” “Do të flas me të sot për të parë se në cilin drejtim dëshiron të lëvizë.

Newsom, i cili më parë është shprehur hapur në favor të të drejtave LGBTQ+, kohët e fundit deklaroi se çështja e atletëve transgjinorë që marrin pjesë në sportet e grave është një “çështje drejtësie”, duke shkaktuar reagime të ashpra brenda partisë së tij. Megjithatë, zyra e guvernatorit, siç vëren Politico, nuk iu përgjigj menjëherë komenteve të Trump.