Trump heq foton e Biden nga Shtëpia e Bardhë, ja me çfarë e zëvendëson

Presidenti Donald Trump ka hequr foton e paraardhësit të tij Joe Biden nga “Shëtitorja e Famës Presidenciale” në Shtëpinë e Bardhë. Pamja më lart u publikua nga asistentja speciale e presidentit dhe këshilltarja e komunikimit Margo Martin në një postim në X.

Ajo nxori një video në të cilën shfaqeshin portretet bardh e zi të presidentëve në korniza ari.

Në vend të fotos së Biden ishte një imazh i “autopen”. Kjo është një makineri që përdoret për të firmosur dokumente në seri nga zyrtarët e lartë.

Trump e ka akuzuar Biden se gjatë presidencës së tij nuk i merrte më ai vendimet.

Trump kishte ironizuar se “nënshkrimet nuk i vendos më Biden, por një stilolaps automatik”, duke nënkuptuar se presidenti nuk kishte më kapacitetin mendor për të ushtruar detyrat.

Biden i ka hedhur poshtë pretendimet. “Më lejoni të jem i qartë: Unë i mora vendimet gjatë presidencës sime. Unë mora vendimet për faljet, urdhrat ekzekutivë, legjislacionin dhe shpalljet. Çdo sugjerim se nuk e bëra unë është qesharak dhe i rremë”, pati deklaruar Biden.

Trump ka zhvendosur edhe portretet e presidentëve të tjerë, përfshirë Barack Obamën dhe George W. Bush dhe e ka zëvendësuar portretin e ish-zonjës së parë Hillary Clinton me një të tijën.