Tregu i ri ndërtohet larg qendrës së qytetit, tregtarët e Belshit sërish në protestë

BELSH- Tregtarët kanë protestuar sërish ditën e sotme duke kundërshtuar largimin e tregut nga qendra e qytetit drejt fshatit Marinëz rreth 5 km larg Belshit.

Ata nuk pranojnë të çojnë mallin në tregun e ri, të ndërtuar nga bashkia, pasi është larg zonës së banuar dhe nuk aksesohet nga blerësit.

Në protestën e sotme kishte dhe përfaqësues nga Partia Demokratike. Deputeti Ervin Salianji tha se PD do t’i mbështesë edhe në protestat e tjera. Më tej, Salianji u shpreh se vetë kryetari i Bashkisë nuk jeton fare në Belsh dhe se sipas tij vendimet nuk i mer në të mirë të qytetarëve.