Ulja e çmimeve do të jetë luftë sfiduese edhe për 2024 dhe shkak për këtë janë abuzimet e tregtarëve. Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se ulja e inflacionit siç po ndodh në vendet e BE-së mund të pengohet nga deformimet e tregut në Shqipëri. Raportet e INSTAT dhe Bankës së Shqipërisë, flasin për ulje të konsumit dhe reduktim të kursimeve, për shkak të shtrenjtimit të jetesës.
Ishte viti i super lekut, 2023, pasi valutat (euro-dollarë) u zhvlerësuan me mbi 15%, luhatje që duhet të përktheheshin në çmime më të lira për qytetarët, por në fakt ndodhi e kundërta, pasi inflacioni si për mallrat e importit ashtu dhe për ato vendase u rrit.
Vetëm nga luhatjet e kursit të këmbimit, tregtarët kanë fituar qindra miliona euro”, thotë eksperti Klodian Muço.
Edhe pse pritet që këtë vit, inflacioni të zbresë në 3%, ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se abuzimi i tregtarëve, mund të deformojë realitetin, duke u shtuar kostot xhepit të qytetarëve.













