Tragjike! Një ish-lojtar i Tiranës humb jetën në fushë, pësoi atak!

SERBI – Trajneri i Radnički 1923, Mladen Žižović, ka ndërruar jetë pasi pësoi një atak në pankinë gjatë ndeshjes së Superligës serbe.

Ngjarja ka ndodhur në minutën e 20-të të sfidës që skuadra e tij luante kundër Mladost Lučani, kur 44-vjeçari u rrëzua para pankinës së tij. Atij iu dha ndihma mjekësore dhe u dërgua me ambulancë drejt spitalit, ku edhe humbi jetën.

Mladen Žižović, i lindur në Bosnjë-Hercegovinë, ishte një figurë e njohur e futbollit ballkanas, por edhe në Shqipëri, ku ka luajtur me ekipin e Tiranës, në sezonin 2010-2011 në Kategorinë Superiore.

Gjatë karrierës si lojtar, ai ka spikatur me Zrinjski Mostar, ndërsa ka veshur edhe fanelën e Borac Banja Luka. Në vitin 2017, Žižović nisi karrierën si trajner, duke drejtuar disa skuadra, ndër to së fundmi Radnički në kampionatin serb, ku edhe humbi jetën në fushën e futbollit.