Tragjike!… Humb jetën një vulllnetar i Dortmundit gjatë ndeshjes kundër Sportingut

GJERMANI – Një vullnetar i Borussia Dortmund vdiq të mërkurën gjatë ndeshjes së klubit në Champions League kundër Sporting, njoftoi skuadra gjermane të enjten.

Dortmundi nuk dha detaje rreth rrethanave të vdekjes së 63-vjeçarit, Martin Labus. I ndjeri ka lënë pas gruan dhe vajzat e tyre binjake.

“Ai kishte qenë një anëtar integral i ekipit vullnetar që nga korriku 2013 dhe kishte ndihmuar pothuajse në çdo garë që atëherë. Me përkushtimin e tij të palodhur, ai ishte një mbështetje e madhe për ekipin e vullnetarëve”, tha Dortmund në një deklaratë.

Detyrat e tij përfshinin ofrimin e ndihmës dhe udhëzimeve për tifozët, përgjigjen e pyetjeve të tyre dhe adresimin e shqetësimeve të tyre.