Tragjedia në Shkodër/ Gjendet trupi i pajetë i vajzës së dytë në lumë

Një tjetër trup tjetër i pajetë është gjetur para pak çastesh në lumin Buna, Shkodër.

Trupi i përket vajzës së dytë të familjes Arrazi që deri më tani rezultonte e zhdukur bashkë me nënën dhe vëllain.

Një ditë më parë në lumin Buna është gjetur trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare e cila sot është përcjellë për në banesën e fundit.

Ndërkohë që tani kërkimet vijojnë për gjetjen e nënës Alma dhe djalit 6-vjeçar.

Ka dyshime se Alma Arrazi ka ndërmarrë aktin e rëndë për shkak të dhunës e problemeve me bashkëshortin, i cili aktualisht është arrestuar.