Tragjedi në Aplet franceze! Tre skiatorë humbën jetën, pasi u përfshinë nga një ortek i fuqishëm

FRANCA- Një ngjarje e rënsdë ka ndodhur në Alpet franceze. Tre skiatorë kanë humbur jetën, pasi janë fshinë nga një orteku në një zonë jashtë pistës. Orteku përfshiu gjithsej gjashtë skiatorë, por katër prej të cilëve ishin të shoqëruar nga një udhërrëfyes profesionist.

“Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të shpëtimit, tre persona vdiqën. Ata ishin të gjithë të pajisur me transmetues ortekësh”, theksoi menaxheri i resortit të skive.

Mediat shkruajnë se rreziku i ortekëve në zonë është aktualish shumë i lartë, ndaj skiatorëve u është bërë thirrje të qëndrojnë në zona që janë të sigurta dhe që kanë transmetues gjurmues.

Më hërët, shërbimi meteorologjik francez Meteo-France, kishte paralajmëruar për një ortek orteku të mundshëm në atë zonë. Në lidhje me këtë situatë, shumë vendpushime të skive në Alpet Franceze vendosën të mbyllin plotësisht ose pjesërisht vendpushimet e tyre të skive.