ITALI – Ditë lëvizjesh të mëdha në Torino. Pas njoftimit të Marco Baronit si trajner i ri, Granata po lëvizin për të ndërtuar skuadrën për sezonin e ardhshëm. Ka shumë tema të nxehta në tryezën e drejtuesve të lartë të klubit piemontez, si të ardhur ashtu edhe të larguar.
Ata që do të largohen nga Torino do të jenë Saul Coco për të shkuar në Arabinë Saudite, edhe pse lojtari e ka refuzuar opsionin, dhe Samuele Ricci, i cili po shkon drejt Milanos.
Por Torino, para se të përfundonte transferimet, donte të mbronte veten duke siguruar tashmë zëvendësuesit. Këta janë dy lojtarë të Empolit: Ardjan Ismajli dhe Tino Anjorin. Sipas Gianluca di Marzio, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare do të vijë si transferim i lirë, ndërsa për mesfushorin anglez, Torino do të paguajë 5 milionë te toskanët.
Për mbrojtësin Ismajli ishin përfolur disa skuadra, që e kërkonin. Ndërmjet tyre Bologna dhe Verona në Seria A, ndërsa Beshiktash e dëshironte mbrojtësin shqiptar në Turqi.
28-vjeçari Ardjan Ismajli luan në Itali nga viti 2020 dhe gjithmonë ka shfaqur progress në fushë, çka e dëshmoi edhe tek Empoli, ku luajti sezonin e kaluar.
