Tom Doshi dhe Sabina Jorgo heqin dorë nga mandati si deputetë të PSD

Dy deputetët e Partisë Social Demokrate (PSD), Tom Doshi dhe Sabina Jorgo kanë hequr dorë nga mandati.

Lajmi u bë i ditur nga Milva Ekonomi, e cila lexoi raportin e deputetëve. Ata nuk ishin të pranishëm në seancën e sotme parlamentare të betimit të ligjvënësve të rinj për katër vitet e ardhshme.

Doshi dhe Jorgo, kryesonin listën e mbyllur PSD-së në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, në Shkodër, ndërsa pasohen nga Osman Teta dhe Bledar Mezini.