Tjetër rast tragjik në Itali/ Shqiptari bie nga lartësia gjatë punës, ndërron jetë në vend

ITALI- Një ngjatje e rëndë është regjistruar në Itali ku një 43-vjeçar shqiptar ka humbur jetën. Mësohet se shqiptari ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Itali për shkak të një aksidenti në punë në një kantier ndërtimi në provincën e Brescias.

43-vjeçari ka rënë nga çatia e magazinës në një lartësi prej 10 metrash, ku po vendoste disa panele termike. Ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.